E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiriti i kapitenit, Petrov e Berbatov rivalë

Ish-kapiteni Bullgarisë, Stilian Petrov tha se ai është i lumtur për rikthimin në kombëtare, pavarësisht se nuk do ta kete më shiritin. Mesfushori i Aston Vilës u largua nga përfaqësusja në tetor, dhe që prej atëherë kapiten është sulmuesi i Totenhemit, Dimitar Berbatov. "Nuk u riktheva për të luftuar për të qenë kapiten. Nuk do të mërzitesha aspak nëse shiritin dhe përgjegjësitë e kapitenit do t'i merrte ndonjë lojtar tjetër", u shpreh Petrov, i cili ndaj Shqipërisë rikthehet pas pesë muajsh mungesë.
Edhe Berbatov tha se mes tij dhe Petrovit nuk ka asnjë problem: "Nuk është e rëndësishme se kush do të jetë kapiten. Së pari ne jemi shokë dhe ju siguroj që nuk do të ketë asnjë mosmarrëveshje. Do të bisedojmë me trajnerin Hristo Stoickov për këtë cështje dhe më pas do të vendosim".
Cështja e shiritit të kapitenit ka sjellë probleme në të kaluarën tek kombëtarja bullgare, teksa pas tërheqjes së Krasimir Balakovit, shiriti iu dha Petrovit. Për këtë arsye mbrojtësi i Lids Junajtidit, Radostin Kishishiev u largua nga skuadra, por pas apelit të Stoickovit, i cili dëshiron që përpara sfidës me kuqezinjtë të tilla probleme të mos përsëriten, ai u rikthye në kombëtare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›