E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce/ Arrestohet nje 29 vjecar u kap me kallashnikov ne makine

Strukturat e policisë të qarkut të Korçës bënë të mundur dje arrestimin e 29- vjeçarit Ndriçim Boshnjaku, banues në Tiranë, i cili në automjetin e tij mbante një armë kallashnikov dhe municion luftarak.

Burime të Drejtorisë së Policisë së qarkut bënë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar "Vjeshta 2011", strukturat e policisë së Qarkut, në bashkepunim dhe me strukturat policore të Komisariatit të Korçës dhe Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor në këtë qytete, bënë të mundur arrestimin në flagrancë, në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës të shtetasit Ndriçim Boshnjaku, 29 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip "Lancia", me targa AB 829 YA, iu gjet një armë automatike e tipit “Kallashnikov” me 27 fishekë në krehër. Gjithashtu gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit, ky person nuk u është bindur urdhërave të punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me automjetin e tij, por pas organizimit të shërbimeve është bërë e mundur sërisht kapja dhe arrestimi i tij.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan arma automatike e tipit kallashnikov me 27 fishekë, dhe automjeti tip “Lancia" me të cilin udhëtonte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›