E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndrek Prela, shuhet legjenda qe ndertoi themelet e teatrit

"Jam shume i lumtur qe sot po festoj 90-vjetorin mes miqsh dhe artistesh. E gjithe jeta ime ka qene mes jush dhe ne kete teater",- keto ishin fjalet e fundit qe legjenda e aktrimit shkodran do te thoshte ne 90-vjetorin e tij te lindjes. Mes luleve dhe loteve, miqte, artiste, te aferm, i kane dhene lamtumiren e fundit aktorit qe themeloi teatrin "Migjeni". Te gjithe artistet qe kane punuar me te madhin Ndrek Prela, kane marre nga ai virtytin e nje qytetari, dijen dhe perkushtimin te nje artisti te madh dhe te nje prindi shekullor. Qyteti i Shkodre, ku punoi gjithe jeten e tij, duke i dhene teatrit dhe spektatorit gjithe ato role, e kujtojne me nostalgji kohen kur Ndrek Prela luante ne skene. Aktori i njohur shkodran u nda nga jeta ne moshen 91-vjecare, por ai do te kujtohet per rolet e tij ne filmat shume te dashur per publikun, si: "Ne fillim te veres" , "Flaka e maleve", "Komisari i Drites", "Operacioni i Zjarrit" e shume te tjere. "Ndrek Prela eshte nje nga figurat me te shquara te artit skenik dhe kinematografik dhe vdekja e tij eshte nje humbje e madhe per teatrin "Migjeni", per artin shkodran dhe ate shqiptar ne pergjithesi, ku ai i sherbeu gjate te gjithe jetes se tij",- e komentoi humbjen e Preles, dramaturgu shkodran Fadil Kraja. Ai nderroi jete ne banesen e tij ne lagjen "Skenderbeg" te qytetit te Shkodres. Familjaret e Preles shprehen: "Perpos moshes se thyer, shkak ne pershpejtimin e nderrimit te jetes eshte bere edhe nje frakture qe ai ka pesuar javen e fundit, si rezultat i humbjes se ekuilibrit, ne shkallet e baneses se tij private". "Sot teatri Migjeni eshte me i vogel, sepse vdiq patriarku i ketij teatri, aktori me i vjeter shqiptar, ne moshen 91-vjecare, nje nder me te shquarit e teatrit shqiptar. Sot, Shkodra intelektuale ka humbur nje nga figurat me te shquara, ka humbur shkodranin e madh, Ndreke Prela",- theksoi dramaturgu Kraja, i cili ka pasur fatin te bashkepunoje shume ngushte me te, per venien ne skene te shume veprave te tij artistike.

Rikard Ljarja, ne 90-vjetorin e lindjes se aktorit

"Ndreken e kam pasur mesues dhe mik. Eshte e rralle qe nje aktor te mbush 90 vjet, por Ndreka ka qene jo vetem nje aktor, por edhe nje sportist i mire. Vitaliteti i sportit dhe i artit, e beri qe te arrije deri ne kete moshe dhe te na mbledhe ketu".

Topi: Humbem njeriun e rralle

"Ne mendjen dhe kujtesen e shqiptareve dhe artdashesve, do te mbeten gjithnje te pashlyeshme jo vetem personazhet artistike ne skene dhe ne kinematografi, qe aktori i talentuar Ndrek Prela krijoi e i beri te pavdekshem, por edhe e gjithe veprimtaria e tij njerezore dhe artistike. Aktori me ndjeshmeri te larte, Ndrek Prela, do te kujtohet gjithnje si nje njeri i rralle, i cili ia kushtoi jeten dhe veprimtarine e vet artistike, popullit te tij".

Berisha: Prela, nje humbje e madhe per teatrin

"Ndarja nga jeta e Ndrek Preles, njerit prej personaliteteve me te shquara te botes skenike shqiptare, perben nje humbje te madhe per teatrin, boten e artit dhe mbare Shqiperine. Ndrek Prela le pas nje trashegimi te shkelqyer ne kulturen dhe artin skenik shqiptar. Duke u shprehur ngushellimet me te sinqerta, per humbjen e njeriut tuaj te dashur, i lutem Zotit qe shpirti tij te gjeje paqen e amshuar".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›