E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan/ Arrestohen 3 persona me lende narkotike

Tre persona, të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, u arrestuan të dielën nga policia e Elbasanit, gjatë operacionit të koduar "Shtegëtimi".

Zëdhënësja e policisë së Elbasanit, Valbona Begu, tha se “Hyqmet Spahollari, 56 vjeç, Pashko Spahollari, 55 vjeç, të dy me banim në Pogradec dhe Sali Allushi, 47 vjeç banues në Elbasan, janë arrestuar për akuzën “prodhim dhe shitje e lëndës narkotike”.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në mjetin tip “Benz”, me targa AA 814 AM që drejtohej nga Hyqmet Spahollari, u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi prej 120 gram lëndë narkotike, e dyshuar si heroinë.

Policia ka sekuestruar dhe mjetin tip “Benz” si dhe tre telefona celularë, ndërsa çështja do t'i kalojë për hetime të mëtejshëm prokurorisë së rrethit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›