E Martë, 3 Nëntor 2026

Kraja: Në protestën e 20 shkurtit do të vijnë edhe socialistë

Opozita ka paralajmëruar protestë ditën e nesërme (20 shkurt), ku do të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga drejtimi i vendit.

Pikërisht kjo ka qenë tema e diskutimit në emisionin “3D” në RTSH, ku Drejtor Kabineti në Komisionin e Rithemelimit, Akil Kraja tha se kjo protestë do të jetë “një protestë zgjimi”.

Lidhur me numrin e protestuesve që pritet të jenë në protestë nesër, Kraja tha ka patur edhe socialistë që i kanë konfirmuar se do të jenë në shesh.

“Nëse emigrimi është kaq i madh edhe ka ardhur nga qytetarë që nuk kanë më shpresë, nëse të zhgënjyerit, të revoltuarit, më të shtypurit janë larguar, atëherë mbase shifra do të jetë një surprizë për shumë njerëz. Dua të them dhe një ndjesi, gjatë ditëve të fundit, së bashku me deputetët të tjerë, kemi bërë ecje në rrugët e Tiranës dhe kemi patur edhe socialistë që na kanë thënë ‘të lutem jo në foto, do vij, por do jem andej nga fundi. Aman se na vijnë për gjoba’.

Në ndryshim nga herët e tjera, edhe mes qytetarësh që mund të ishin punonjës të administratës në rrugë na kanë thënë që po do vijmë do jemi pjesë e protestës. Do të jetë një protestë shkundësve, zgjimi, për të kuptuar që në Shqipëri nuk mund të pranojmë një shtet-parti, ka ikur ajo kohë. Unë kam besimin që shqiptarët e kanë kuptuar që në një vend ku kryeministri kërkon të jetë edhe kryeprokuror dhe vendos kë ndëshkon, vjen një moment që shqiptarët e kuptojnë që mos është më thjeshtë të rrëzojmë bustin e Ramës sesa bustin kombëtar të një vendi ku është mirë për të jetuar. Uroj t’i japim fund edhe tranzicionit”, u shpreh ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›