Durrës, kapen në port 5 kg heroinë
Durrës – Lënda narkotike e llojit heroinë është kapur në port pas një kontrolli nga Policia e Kufirit.
Policia rreth mesnatës, pas disa dyshimesh, gjatë një kontrolli mbi një mjet tip Benz ka arritur të gjejë 5 kilogramë heroinë. Bëhet e ditur se droga e sekuestruar kishte si destinacion Italinë.
Gjatë kontrollit është ndaluar shtetasi G.O. i ditëlindjes 1983 me vendlindje në Skrapar. Mjeti ku gjendej droga një kamionçinë tip Benz me targa AA 225 AS.
Nga policia bëhet e ditur gjithashtu se gjatë kontrolleve në port është bërë e mundur kapja e një dite më parë e 36 kilogramë kanabis.
(ar.si/BalkanWeb)