E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Arrestimi i policëve një akt i paskrupullt dhe provokues

Ndaj arrestimit të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, duke e cilësuar këtë si një akt provokues.

“Arrestimi i dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e Policisë së Republikës së Serbisë është një akt i paskrupullt dhe provokues . Me këtë veprim krejtësisht të papranueshëm Policia e Serbisë atakon në mënyrë të pashembullt integritetin e Kosovës dhe acaron edhe më marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Këto dhe arrestimet e tjera të qytetarëve të Kosovës kurrsesi nuk i kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në mes dy shteteve dhe rajonit. Është koha që veprime të këtilla të pamatura e të dëmshme të ndërpriten, dhe njëherësh dy policët të lirohen menjëherë”, thuhet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›