Roma s’mund të luajë si Barcelona

Trajneri i Romës, Luis Enrique ka thënë se është e pamundur që skuadra e tij të luajë si Barcelona.
Në deklaratat e tij në konferencë për shtyp para ndeshjes me Novarën të dielën, Enrique insistoi se nuk është duke u munduar të kopjojë lojën e skuadrës së Pep Guardiolës.
“Nuk jam duke u munduar të luajmë si Barcelona. Është e pamundur të luani si një skuadër që ka kulturë të veçantë”, deklaroi Enrique. “Pozita e tretë? Ka ekipe para nesh dhe është mjaft vështirë. Por, duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh ai.