E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi-Erdogan: Turqia do të lobojë për njohjen e Kosovës

Në kuadër të vizitës në Republikën e Turqisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi sot në Ankara u prit nga kryeministri i vendit Rexhep Taib Erdogan. Me këtë rast u bisedua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si dhe për aspirata e përbashkëta evropiane.

Kryeministri Erdogan edhe njëherë theksoi se Turqia do të vazhdojë së përkrahuri Kosovën në konsolidimin e saj ndërkombëtar. Nga ana e tij kryetari Krasniqi në fillim të takimit i bëri një vështrim të gjerë zhvillimeve aktuale në Kosovë, sidomos arritjeve që ka bërë Kosova pas shpalljes së pavarësisë.

Ai i bëri një vështrim edhe çështjes së veriut, ku sipas tij, grupe kriminale serbe me veprimet e tyre, reflektojnë negativisht në situatën në këtë pjesë të vendit.
 

Ndër të tjera Krasniqi foli edhe për hapat që po bën Kosova në aktivitetet ndërkombëtare, si fryt i të cilave është njohja e Kosovës nga ana e 90 shteteve nga bota.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›