Kaidanov: Nga Çikago porosi të qarta, jo zgjerim

Zëvendës-ndihmës sekretarja amerikane Tina Kaidanov ka deklaruar se në Samitin e Çikagos nuk do të ketë vendime për zgjerim, por do të përcillen porosi të qarta për vendet aspirante dhe kandidate.
“Aleatët në NATO nuk do të sjellin vendime për zgjerim të Aleancës në Samitin e Çikagos, por megjithë do të përcillen porosi të qarta për përkrahjen e vendeve kandidate”, deklaroi zyrtarja e lartë amerikane Tina Kaidanov, në fjalimin e saj para Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin Amerikan.
“SHBA qartë kanë deklaruar se dyert e NATO-s mbeten të hapura për vendet e reja, që plotësojnë standardet e Aleancës”, deklaroi Kaidanov, e njohur si ish-ambasadore amerikane në Kosovë.
Sipas saj, Maqedonia ka plotësuar kriteret për anëtarësim dhe ka kontribuar në sigurinë rajonale dhe globale.
“SHBA mbështesin procesin e filluar nën patronatin e OKB-së për zgjidhjen e emrit dhe rregullisht po vijojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për kontestin e emrit, dhe të mund të plotësojmë vendimin e sjellur në Bukuresht dhe të dërgohet ftesa për anëtarësimin e Maqedonisë”, deklaroi Kaidanov.