E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmeti e Thaci pershendetin njohjen e Kosoves

“Me kete rezolute nuk ka fitimtare dhe humbes. Me kete rezolute rritet besimi tek komuniteti shqiptar ne Maqedoni”. Keshtu eshte shprehur kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti pas votimit ne parlament te rezolutes per pavaresine e Kosoves.

Ai deklaroi se me votimin e kesaj rezolute eshte bere nje hap i madh ne drejtim te te ardhmes se Maqedonise dhe Kosoves drejt synimeve per ne NATO dhe BE.

“Maqedonia po ecen perpara dhe sa me pare midis dy vendeve tona te vendosen raporte ndershteterore. Kjo eshte shprehje e vullnetit te mire dhe eshte ne te mire te zhvillimit per fqinjesi te mire”, tha Ahmeti.

Ndersa kryetari i PDSH-se, Menduh Thaci pohoi se Maqedonia me votimin e rezolutes per njohjen e Kosoves, fitoi standardet perendimore dhe vlerat perendimore.

“Eshte nje hap i mire per mirebesimin midis shqiptareve dhe maqedonasve. U arrit nje konsensus i forcave qe si proces te permbyllet ne menyre te suksesshme. Te gjithe qe ben shantazhe ne seancen parlamentare do te ngelin si aspekte komike te kesaj mbledhjeje”, u shpreh kreu i PDSH-se.

Votimi i rezolutes per Kosoven perkoi edhe me kthimin e kesaj partie ne parlamentin maqedonas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›