Maqedonia njeh pavaresine e Kosoves

85 nga 120 deputete votuan pro, nje kunder, ndersa 16 te tjere abstenuan iniciativen e paraqitur ne parlament nga partite shqiptare.
Mbeshtetjen kryesore per rezoluten e dha partia ne pushtet VRMO-DPMNE, ndersa socialdemokratet abstenuan.
Parlamenti kundershtoi amendamentet e paraqitura nga deputetet socialdemokrate ku kerkohej qe Maqedonia te njohe Kosoven, atehere kur te perfundoje demarkacioni i kufirit dhe te garantoje se Prishtina do te njohe emrin kushtetues te Maqedonise.
Rezoluta u paraqit nga 26 deputetet e Partise Demokratike Shqiptare, Bashkimit Demokratik per Integrim dhe Demokracise se Re.
Miratimi i rezolutes shenoi edhe kthimin e PDSH-se ne parlament. Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic tha me heret se nese edhe Maqedonia do ta njohe pavaresine e Kosoves, kjo do te demtonte marredheniet politike ne rajon.
Pas njohjes nga Mali i Zi mbetet vetem Bosnje-Hercegovina, pjese e ish-Jugosllavise qe nuk ka njohur pavaresine e Kosoves.