E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: Gjykata Kushtetuese, do të krijohet sipas ligjit

Prishtinë -Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha sot se themelimi i Gjykatës kushtetuese dhe emërimi i Ombudspersonit do të përfundojnë në kohën e caktuar me ligj. Pas takimit me përfaqësuesen e shtetit të Vermontit të SHBA-së, Rashel Ueston, Krasniqi tha se të gjitha procedurat për këto dy institucione po rrjedhin sipas ligjit dhe së shpejti do t’i kalohen parlamentit për miratim.

Ai po ashtu u shpreh optimist edhe për krijimin e bordeve të reja të RTK-së dhe Trustit pensional. Ndërkaq përfaqësuesja e shtetit të Vermontit të SHBA-së, Rashel Ueston u shpreh e lumtur për arritjet e Kosovës një vit pas pavarësisë dhe tha se pret thellimin e bashkëpunimit mes Parlamentit të Kosovës dhe dhomës përfaqësuese të shtetit të Vermonit. rtk

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›