Hyseni vizitë të suksesshme në Strasburg
Strasburg -Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka zhvilluar një vizitë të suksesshme në Strasburg ku është takuar me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të PE Jacek Saryusz-Wolski, me koordinatorin e Grupit EPP-ED në KPJ në PE, Jose Ignacio Salafranca Sanchez-Neyra me Hannes Swoboda, nënkryetar i Grupit PSE dhe anëtar i PE, me Martin Kamp, sekretar i përgjithshëm i Grupit EPP-ED në PE, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve në Kosovë. Jacek Saryusz-Wolski, kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian të cilin e ka njoftuar për zhvillimet në Kosovë, qoftë të fushës politike, ekonomike dhe asaj të sigurisë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.
Shtrirja dhe funksionalizimi i plotë i EULEX-it, ishte ndër temat kryesore të takimeve. Edhe me këtë rast, ministri Hyseni ka shprehur besimin se ky mision do të arrijë të përmbushë agjendën e vet në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë në Kosovë. Ai ka theksuar se është kritike që EULEX-i të bëhet plotësisht funksional në Veri të Kosovës, ku veprojnë struktura paralele serbe, të përkrahura nga Beogradi.
Satyusz-Wolski ka përgëzuar ministrin Hyseni për të arritjet e Kosovës dhe ka premtuar ndihmë edhe në të ardhmen. Ai ka përgëzuar Qeverinë për punën që po bën në planin e akomodimit të komuniteteve dhe ka kërkuar që këto përpjekje të vazhdojnë edhe më tej.
Në vazhdën e aktiviteteve në Strasburg, ministri i Jashtëm Kosovës ka takuar edhe z. Jose Ignacio Salafranca Sanchez-Neyra, koordinator i Grupit EPP-ED në Komisionin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, të cilin ka njoftuar për dinamikën e punës së institucioneve të Kosovë, për bashkëpunimin e këtyre institucioneve me EULEX-in, me nismat rajonale, marrëdhëniet me fqinjët etj.
Një pikë e veçantë e bisedës ishte dinamika e procesit të njohjes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ky proces ka ecur mirë, se Kosova ka arritur të fitojë numër të madh shtetesh që e kanë njohur atë, ndër to shtet me ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë dhe politikën evropiane e më gjerë. Edhe me këtë rast, ministri i Jashtëm i Kosovës ka kërkuar intensifikim të përpjekjeve për të bindur pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.