KH: Qeveria e Maqedonisë diskriminon shqiptaret
Shkup -Komiteti i Helsinkit në Maqedoni ka reaguar ndaj ligjit të ashtuquajtur për stimulim, rritje të natalitetit, i cili është i dedikuar ekskluzivisht për një kategori qytetarësh (jo shqiptarë). Strategjia e Qeverisë së Maqedonisë për rritjen e natalitetit është diskriminuese, vlerëson Komiteti i Helsinkit.
Ky institucion thekson se ligji, i cili në vete ngërthen stimulim për çiftet bashkëshortore dhe nënat për lindshmërinë në komunat ku nataliteti është vetëm 2,1 promilë, është i padrejtë ndaj nënave që jetojnë në komunat tjera ku nataliteti është më i lartë. Komiteti i Helsinkit akuzon për diskriminim etnik, sepse vetëm se dy komunat shqiptare, Zajaz dhe Osllomej e përmbushin kushtin për ndihmë prindërore.
“U arrit përfundimi se me këto ligje është bërë diskriminim i qytetarëve, para së gjithash mbi bazën e ndarjes së komunave, dhe pse ky ligj nuk është përcaktuar të vlejë për gjithë territorin e Maqedonisë”, vlerësohet në raportin e KH-së.
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka mohuar akuzat ai mbetet në qëndrimin e tij se ky ligj stimulon çiftet bashkëshortore dhe se nuk bëhet fjalë për diskriminim. Kohët e fundit, qytetarët shqiptarë e kanë të vështire të përcjellin numrin enorm të ligjeve të disfavorshme për shqiptaret, të cilët për një kohë shumë të shpejtë u miratuan në Parlamentin e Maqedonisë.
Ky trend tani shkoi në një faze të re të degradimit, pasi Parlamenti filloi të nxjerrë edhe ligje diskriminuese. Një prej shembujve tipikë pikërisht ligji i ashtuquajtur për stimulim, rritje të natalitetit. /INA/