Thaçi: Politika tatimore të favorshme për biznesin
Prishtinë -Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve, ku ka biseduar me përfaqësuesit e kësaj aleance për gjendjen dhe kushtet e zhvillimit të bizneseve në Kosovë. Kryeministri Thaçi ka përsëritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të krijuar klimën e volitshme ligjore dhe administrative për zhvillim të bizneseve dhe inkurajim të investimeve në Kosovë. Thaçi ka vlerësuar edhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për hartimin e politikave tatimore sa më të favorshme për zhvillimin e biznesit në Kosovë.