E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llukas: Policia e Kosovës, përgjegjëse për sigurinë

Prishtinë -Zëvendësshefi i Policisë së EULEX-it, gjeneral brigade Llambert Llukas ka bërë të ditur para Komisionit për Punë të Brendshme dhe të Sigurisë gjendjen e sigurisë në Kosovë si dhe angazhimin e Policisë së EULEX-it, ku siç theksoi gjenden angazhimin Policisë së EULEX-it. Monitorimi i policisë së EULEX-it është i shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës,megjithëse në veri të vendit ky mision është ballafaquar me disa specifika. “Në këtë situatë specifike,- tha ai-“jemi të angazhuar që të kemi edhe një qasje specifike. Në këtë vështrim jemi duke bashkëpunuar me shefin e Policisë së Kosovës, z. Sheremet Ahmetin, që të kemi një zinxhir unik komandues në fushën e sigurisë në Kosovë, përkatësisht ta mbështesim policinë e Kosovës në këtë zinxhir komandues unik. Kjo është punë jona e rregullt që bëjmë drejt shtrirjes së sundimit të ligjit edhe në veri. Kjo nuk është rrugë e lehtë”.Ai theksoi se Policia e Kosovës është përgjegjëse kryesore për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

“Ne përkrahim përbërjen shumetnike të policisë, por autoritetet vendëse janë ato që duhet të vendosin për çështjen e policëve serbë, të cilët ende nuk i përgjigjen ftesës për kthim në punë. Vendimi për këtë duhet të merret sa më shpejt që është e mundur, por gjatë marrjes së këtij vendimi duhet të merren parasysh edhe rrethanat”, theksoi z. Llukas, duke iu përgjigjur pyetjes rreth asaj se deri kur do të pritet që policët serbë, të cilët braktisën detyrën, të kthehen në Policinë e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›