Krasniqi: I panevojshëm ndryshimi i koalicionit për bisedimet

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili është edhe sekretar i PDK-së, në një intervistë dhënë për mediat kosovare ka thënë se nuk e sheh të nevojshme ndryshimin e koalicionit vetëm e vetëm për bisedimet e paralajmëruara me Serbinë.
“Unë mendoj që nuk ka ndonjë arsye që për çështje të bisedimeve të bëhen koalicionet. Për këtë çështje as që është biseduar në organet e partisë”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi theksoi në këtë mënyrë si është e ndarë për momentin skena politike në Kosovë, amendamentet për ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore nuk mund të miratohen.