E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, KFOR-i bllokon edhe një rrugë ilegale në veri

Forcat e KFOR-it kanë bllokuar rrugën në Rajetiç, duke ndërprerë transportin e mallrave nëpër këtë rrugë ilegale.

Zyra për Kosovën e Qeverisë serbe ka akuzuar KFOR-in se pa paralajmërim ka bllokuar këtë rrugë, “duke e tejkaluar mandatin që ka”.

“Pengimi i transportit të rëndë, pa marrë parasysh peshën e kamionëve, KFOR-i ka pamundësuar transportimin e ushqimit dhe të sendeve tjera të nevojshme për banorët e Mitrovicës, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›