Krasniqi: Jahjaga të thërasë takim me partitë politike

Jakup Krasniqi
Kosovë – Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i ka kërkuar Presidentes Atifete Jahjagë që të thërrasë në një takim të përbashkët të gjithë subjektet politike pas zhvillimeve të fundit.
Sipas tij, presidentja detyrohet me Kushtetutë që të thërrasë për dialog subjektet politike dhe atë ajo duhet ta bëjë sa më shpejt.
Krasniqi, ka thënë se përmes rrugës nuk mund të zgjidhen problemet, duke shtuar se VV-ja nuk i ka harxhuar të gjitha mundësitë ligjore për mocionin e votuar në Kuvend për reciprocitetin.
Nga ana tjetër ai ka shprehur keqardhje për arrestimin e deputetëve të Kuvendit dhe nënkryetarit Glauk Konjufca.
Lidhur me mocionin për reciprocitet, i pyetur nëse Qeveria e ka anashkaluar Kuvendin, Krasniqi ka deklaruar se është dashur që Kuvendi së paku të debatojë për këtë çështje.