E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Qeveria po sulmon drejtësinë

Qëllimi në vetvete është të shkëputet vëmendja e publikut për ti dhënë një grusht drejtësisë shqiptare në ditën kur priten vendime të rëndësishme, në këtë mënyrë ka reaguar nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu mbi deklaratën e kryeministrit Berishe se grupi parlamentar i PD-së do të kërkojnë shkarkimin e tij.

Nga ana tjetër Spahiu është shprehur se kërkesa është anti-kushtetuese pasi institucioni i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është i pavarur nga pushteti ekzekutiv.

Kjo kërkesë është vendim i pastër ne kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për organizimin e KLD-së. Çlidhje ka qeveria me institucionet e pavarura, çlidhje ka politika me gjyqësorin? Si ka mundësi që në 2012 pushtetet të mbivendosen me njëra-tjetrën?, u shpreh ai duke shtuar se nënkryetari emërohet dhe shkarkohet me propozim të Presidentit dhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›