E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi KO ne raundin e trete

Aleksander Dimitrenko ka mundur Luan Krasniqin me nje knockout ne roundin e trete duke minimizuar mundesite e boksierit me origjine shqiptare per te fituar titullin ne kategorine WBO.

Gara, per aq sa zgjati ka qene ne favor ne Krasniqit, i cili fitoi dy raundet e para 20-18, por kur pritej se presioni i tij ndaj ukrainasit do te shtohej, nje goditje ne melci e ka ulur kampionin kosovar ne gjunje, duke e bere te pamundur rikthimin e tij ne dyluftim.

Nje fund zhgenjyes per mijera mbeshtetesit e Krasniqit ne arenen e Dusseldorfit, pasi dukej se gara ishte krejtesisht e hapur dhe e destinuar te zgjaste per shume raunde.

Kjo humbje, sipas te gjitha gjasave zeron shpresat e Krasniqit per te tentuar me tej titullin, ndersa Dimitrenko vazhdon te ngjise shkallet ne renditjen e kategorise WBO.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›