E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panairi, Moisiu prezanton kujtimet e tij

Ne diten e dyte te panairit te librit, z. Alfred Moisiu ka prezantuar librin e tij “Kujtime”. Ky eshte vellimi i pare, i cili do te pasohet nga 2 te tjere.

Ne kete vellim z. Moisiu ka paraqitur historikun e familjes se Moisiajve deri ne vitin 1958. Vellimi i dyte, ende i pabotuar, prek harkun kohor nga ‘58-a deri ne 2002-shin.

Nepermjet kujtimeve, ai sjell veprimtarine e tij, por edhe ngjarje te rendesishme hisorike te asaj kohe.

Z. Moisiu tha se ai eshte munduar t’i sjelle ato me vertetesi, per te kontribuar ne trajtimin e duhur te historise vendase, qe sipas tij historianet e kane shkruar duke u bazuar ne pikepamje politike.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›