E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, përplasje me armë zjarri, një i plagosur

Ermal Hibraj ka shtënë me armë zjarri kundrejt shtetasit Ylli Zeneli, 37 vjeç, i cili ka shpëtuar për mrekulli, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia vazhdon hetimet për ngjarjen e cila mendohet të ketë ndodhur për motive banale. 

VLORE- Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në mbrëmje në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës. Burime nga policia bëjnë të ditur se 20 vjeçari, Ermal Hibraj ka shtënë me armë zjarri kundrejt shtetasit Ylli Zeneli, 37 vjeç, i cili ka shpëtuar për mrekulli, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia vazhdon hetimet për ngjarjen e cila mendohet të ketë ndodhur për motive banale.
 (O.Zh BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›