E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hashim Thaçi, ditën e hënë në interpelancë

Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar kohë që të përgatitet për interpelancë, të cilën e ka kërkuar Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”.
 

“Kryesia e Kuvendit ka marrë parasysh kërkesën e kryeministrit që të shtyhet interpelanca dhe ka vendosur që kjo seancë të mbahet të hënën në orën 10:00”, ka bërë të ditur kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke theksuar se një seancë plenare do të mbahet këtë të enjte dhe pritet të jenë disa ligje në lexim të parë dhe një projektligj në lexim të dytë.
 

Interpelanca për kryeministrin Thaçi e thirrur nga Lëvizja “Vetëvendosje”, ka të bëjë me autostradën Vërmicë-Merdare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›