E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krasniqi: Marrëveshja me Serbinë, me bazë ligjore

Marrëveshjet që arrihen me Serbinë, duhet të jenë të bazuara në ligjet e Kosovës. Kështu ka deklaruar ditën e sotme Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. Ai theksoi se ende nuk ka mbërritur një kërkesë, për mbajtjen e një seance të posaçme për diskutimin e paktit për menaxhimin e integruar të kufijve.

Për të, marrëveshja në fjalë është tërësisht e bazuar në një ligj të miratuar më parë nga Kuvendi.

Nëse kjo marrëveshje është në përputhje me ligjin që kemi, atëherë nuk ka nevojë të sillet në Kuvend, pasi është çështje e ekzekutivit, ka deklaruar Krasniqi.

Delegacioni kosovar dhe ai serb arritën marrëveshjen më 2 dhjetor në Bruksel, për menaxhimin e integruar të kufijve, që parashikon dhe zhbllokimin e situatës në veri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›