E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëhelmohet me fotoksinë 20-vjeçari

Humb jetën pasi vetëhelmohet  me fotoskinë. Kjo ngjarje e rëndë i ka ndodhur një  20-vjeçari, i cili nuk ka arritur të mbijetojë dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Policia e Durrësit  njofton se një ditë me parë, rreth orës 13.20 është dërguar në spital i helmuar shtetasi me inicialet V.P., banues në fshatin Murqine, Komuna Bubq- Krujë.

Mësohet se megjithë ndihmën intensive që i është dhënë nga personeli mjekësor, 20-vjeçari nuk ka arritur që të mbijetojë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth ores 18.00 ky shtetas ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak Tiranë. Policia ka bërë me dije se nga kryerja e veprimeve të para hetimore, dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëhelmim me fostoksinë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›