E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet Posta Shqiptare nga hackerat serbë

Pirtatët serbë të internetit sulmuan sot Postën Shqiptare. Faqja zyrtare e internetit të postës së Republikës së Shqipërisë, www.postashqiptare.al ka rënë pre e sulmit të serbëve të njohur me pseudonimet JuMp-Er, StRoNiX, m1l05, F1qS, EsC & T0r3x.

Sipas tyre, kjo bëhet në mbështetje të serbëve në Kosovë dhe Metohi. Faqja zyrtare e Postës Shqiptare prej disa orësh mban flamurin serb ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga institucioni në fjalë.

Ky nuk është rasti i parë që faqet e administratës bien pre e sulmeve nga të ashtuquajturit hackera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›