Krasniqi: Nuk do të largohem nga PDK
Kryetari i parlamentit në Kosovë nuk mohon mundësinë e krijimit të një subjekti politik në të ardhmen
Jakup Krasniqi konfirmon se nuk do të largohet nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kështu z.Krasniqi iu përgjigj gazetarëve, kur u pyet në rast se ai mund të kalojë në një tjetër subjekt politik. Kryeparlamentari këtë përgjigje e tha shkurt dhe prerë; “Unë nuk kam çka të shtoj. Atë që e kam thënë, veç një gjë mund të ju sqaroj që nuk mendoj të ndërroj subjektin politik për subjekt politik”.
Por Krasniqi edhe pse nuk foli konkretisht, nuk mohoi mundësinë e krijimit të një subjekti të ri politik.
Madje kryetari i Kuvendit tha se nuk i frikohet as ndonjë iniciative për shkarkimin e tij.
Gjithçka që është në shërbim të proceseve demokratike jam i gatshëm të përballem dhe nuk ka problem për këtë
E kushdo që do të ngrejë iniciativë për shkarkimin e Krasniqit, nuk do të mund të llogarisë në partinë më të madhe opozitare.
Fatkeqësisht asnjë kërkesë e hairit prej PDK-së nuk ka ardhur kurrë, prandaj kërkesat e tyre që do të vijnë i konsiderojmë të tilla që nuk janë të hairit siç thuhet në popull dhe që nuk meritojnë me i përkrah
Pas mbledhjes të kryesisë së Kuvendit që u zhvillua të hënën, u vendos që këtë javë të mbahen dy seanca. Në seancën e 28 shkurtit do të jetë një debat parlamentar i thirrur nga LDK dhe më pas kryeministri Thaçi do të raportojë për bisedimet me Serbisë.
Ndërsa në seancën që do të mbahet më 1 mars do të jetë një debat tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje për protestën e 10 shkurtit 2007.