Rama u ofron burrave kalimin e ylberit, vende pune vetëm për gratë
Kryeministri Berisha ironizon programin e PS
Kryeministri Sali Berisha shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook se mediat e cilësuan me të drejtë platformën e PS të prezantuar të shtunën në Konventë, si programi i Nastradinit. Dhe kjo, sipas kryeministrit, bazohet në disa arsye. Me doza të forta ironie, kryeministri shoqëron propozimin e Ramës për 300 mijë vende të reja pune, nga të cilat 250 mijë i takojnë grave. Për burrat, thekson kryeministri, Rama ofron kalimin e ylberit. “Këtij i thonë Ekuilibër! Vraponi o burra të kalojmë Ylberin! Të dashur miq! Në programin që paraqiti dje në Konventën e tij, të cilin mediat, për zotimet qesharake, e quajtën thjesht programi i Nastradinit, z. Rama premtoi: 1- Dalja nga Shqipëria e gënjeshtërt, në të cilën jetojnë, sipas tij, sot shqiptarët në Shqipërinë e vërtetë që ekziston vetëm në paranojën e tij; 2- Dalja lakuriq për të rilindur pas zgjedhjeve, por jo ashtu siç e kanë paraqitur në gazeta me gjethe fiku por... 3- Krijimi në 4 vite i 300 mijë vende pune dhe punësimi i 250 mijë grave, kështu që burrave për tu punësuar, përveç radhës në zyrat e punësimit, do t’iu shtohet edhe radha e kalimit të ylberit! Nastradini do t’ia kishte lakmi!”, shkruan në profilin e tij zyrtar në Facebook, kryeministri Sali Berisha.
...