E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi reagon ashpër ndaj vendimit të BE-së për MSA-në

Kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka reaguar ashpër pas vendimit të djeshëm të BE-së që Kosova të mos nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asoccimit pa i përmbushur edhe disa kritere.

Kryeministri Thaçi ka thënë se BE-ja po vonohet me Kosovën dhe se Kosova po mbetet viktimë e mos-unitetit evropian për Kosovën.

“Defekti qëndron në Bruksel nga mosuniteti i tyre për statusin politik. Mendoj se ky paragjykim negativ në raport me Kosovën në Bruksel duhet të tejkalohet. Ky paragjykim i Brukselit është zhgënjyes për qytetarët e Kosovës” ka thënë Thaçi. 

Ai ka kërkuar nga vendet anëtarë te BE-së ta pjekin nga mendjet e tyre që të ardhmen e Kosovës ta paralelizojnë me të ardhshmen evropiane të Serbisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›