Krasniqi Presidenti u zgjodh me 54 vota

Sipas tij, votat që janë dhënë pastaj, janë vota të presionit.
Përgjegjës për presionet ndaj deputetëve, por edhe për dështimet e mundshme, ai e bënë kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi.
Në një bisedë për “Koha Vision”, duke sqaruar atë që ka ndodhur në seancën e së martës, ku u votua për zgjedhjen e presidentit, Krasniqi ka thënë se neni 70 i Kushtetutës së Kosovës i garanton deputetët se nuk duhet të kenë presione në marrjen e vendimeve të tyre.
Kurse thotë se deputetët e PDK-së në zgjedhjen e presidentit kanë votuar nën ndikimin e presioneve, pasi u është thënë se nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, më nuk do të jenë në listën e votuesve.
Ai ka thënë se përkundër raporteve të deritanishme që janë bërë në dëm të Kosovës, me zgjedhjen e presidentit, Kosovës më shumë do t’i shtohen kritikat nga bashkësia ndërkombëtare.
Kryeparlamentari ka thënë se në rast të dështimit të presidentit dhe qeverisë, përgjegjësia e vetme i bie kryeministrit dhe kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, pasi ka qenë vendimi i tij që Pacolli të jetë kandidat për president.
Krasniqi ka thënë se partitë në Kosovë dhe në rajon kanë një demokraci totalitare, ndërsa nuk ka ngurruar ta quajë PDK-në një parti totalitare, pasi për çdo gjë vendos vetëm kryetari saj.