Kroaci, përleshjemes policisë dhemanifestuesve
ZAGREB- Policia kroate përdori gaz lotsjellës sot në mbrëmje në Zagreb për të shpërndarë një mijë manifestues të cilët po përpiqeshin t'i afroheshin selisë së qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministres Jadranka Kosor, njoftoi një gazetare e AFP-së. Forca speciale të policisë u dislokuan në sheshin Sveti Marko, në qytetin e vjetër të Zagrebit, ku ndodhet selia e qeverisë, për të penguar manifestuesit të afroheshin.
Disa manifestues hodhën gurë dhe shishe kundër policëve. Këta të fundit përdorën gaz lotsjellës për të larguar ata që përpiqeshin të çanin kordonin e sigurisë. Manifestuesit thërrisnin "Hajdutë! Hajdutë!" dhe "Jadranka, largohu!". Rreth 10 persona u arrestuan, njoftoi televizioni kombëtar.
Manifestimi u organizua në faqen sociale Facebook. Një tjetër i ngjashëm i zhvilluar dje arriti të mblidhte rreth 300 persona. Organizatorët kërkuan dorëheqjen e Kosor. Ata e akuzuan qeverinë "se po e bën çdo ditë e më të vështirë jetën e qytetarëve dhe se po e çon vendin drejt një kaosi ekonomik". Ekonomia lokale pritet të tkurret me 1,9 për qind në 2010, sipas parashikimeve të Bankës Qendrore, pas një rënieje të PBB-së në 5,8% në 2009.
(m.a/ata/BalkanWeb)