Emigrantët, refuzimi i tyre

Për shkak të trazirave në Libi në BE ka shpërthyer një debat lidhur me shpërndarjen e refugjatëve nga Afrika e Jugut. Ndërsa Italia kërkon ndarjen e peshës dhe më shumë solidaritet nga partnerët Europianë, Gjermania dhe vende të tjera të Evropës veriore refuzojnë pranimin e refugjatëve.
Ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni u shpreh për një gjendje të vështirë humanitare.
Por ministri i Brenshëm gjerman Thomas de Maizière ka theksaur se nuk mund të quhet një eksod ai që po ndodh në Itali.
Ndërkohë që ditën e mërkurë, Marone tha në Itali se rreth 300 mijë refugjatë mund të hyjnë në kufijtë e shteteve të Bashkimit Europian, nëse situata në Libi do të përkeqësohej.
Kundër bashkëpunimit, ka qënë dhe Ministri i Brendshëm austriak, ndërsa nismën e italisë e ka mbështetur ministri spanjoll.