E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gedafi: Revoltat tëmanipuluara ngaBin Laden

TRIPOLI- Muamar Gadafi është rikthyer në televizionin shtetëror për të folur për revolten në vend, kësaj here duke akuzuar, Al Kaeden.
“Bin Laden ka droguar banorët e Zaëia për të luftuar kundër vendit tonë”- tha koloneli, duke iu referuar përleshjeve të ashpra në qytetin perëndimor Libian, të cilën ai e cilësoi një revoltë farse të organizuar nga rrjeti terrorist Al Kaeda. 

Libia tashmë po zhytet gjithnjë e më shumë në kaos, ndërsa lideri i saj paralajmëron se nëse situata përkeqësohet, do të ndërpritet fluksi i naftës.
Gadafi insiston në pisten e terrorizmit ndërkombetar si shkaktaren e dhunës në vend, por duke drejtuar gishtin kunder amerikanëve dhe paralajmeroi për një ndërhyrje të mundshme ushtarake me justifikimin e luftës kundër Bin Laden. 

“Al Kaeda kërkon të vrasë fëmijet tuaj për të marrë nën kontroll vendin, dhe SHBA-të sic e keni parë nuk kanë treguar meshirë kundër Al Kaedes në Irak dhe Afganistan”-tha lideri Libian duke i kërkuar popullit që të rikthehet normaliteti në vend. 

E ndërkohe vendi është thuajse i ndarë në dysh, ku pjesa lindore kontrollohet nga rebelet, ndërsa ajo perëndimore nga mbështetësit e Gadafit.
Sipas mediave ndërkombëtare, është një gjakderdhje e vërtet, përmasat reale të së cilës ende nuk dihen. Kundërshtarët e regjimit kanë marrë nën kontroll disa qytete pranë Tripolit, ndërsa Koloneli duket se është fshehur në bunkerin Bab al-Aziziya, pranë kryeqytetit. Lajmi raportohet nga televizioni Arabiya sipas së cilës trupat ende besnike të Gadafit, kanë izoluar Tripolin për të mbrojtur liderin libian.

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›