E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Nukshesim ishujtpër borxhet

ATHINË- Greqia nuk do të shesë asnjë nga ishujt e vet të detit Mesdhe për të zvogëluar borxhet e saj pasi ato janë pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit dhe janë të rëndësishme për turizmin, deklaroi kryeministri grek Jorgos Papandreu në një intervistë për gazetën gjermane "Bild".

I pyetur për mundësinë që Athina t'i shesë ishujt e saj, Papandreu deklaroi se "një gjë e tillë është përjashtuar".

"Duhet të kuptoni sesa janë të rëndësishme këto ishuj për Greqinë dhe historinë greke. Ne kemi shpenzuar shuma të mëdha të buxhetit për këtë gjë", shtoi kryeministri grek.

"Bild" zhvillon fushatë prej rreth një viti me mbishkrime, në të cilat Greqia nxitet të mendojë për shitje të mundshme të ishujve të saj si mjet për zvogëlim të borxhit të madh.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›