E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Bosque: Barca ende në garë për titull

Ish-trajneri i Real Madridit, Vicente del Bosque, thotë se është ende herët që mbretërit ta festojnë titullin.

Reali është gjashtë pikë mbi Barcelonën, por Del Bosque mendon se Barca do të rikthehet.
 

"Pjesa më e madhe e sezonit është përpara dhe ne jemi në një të tretën e parë të garës, por është e vërtetë se aventura është e konsiderueshme".
 

"Pavarësisht se ne po shohim një autoritet të Real Madridit dhe Barcelonës që po ecin me sukses në Ligë, është vështirë të jepet parashikim", ka thënë Del Bosque

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›