S’e kemi fituar ende La Ligan

Ky rezultat e sheh klubin madrilen 10 pikë përpara rivalit Barcelona, që u mposht befasisht nga Osasuna 3-2, një natë më parë.
“Ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur, ne duhet të presim. Po luajmë mirë. Kjo ishte një ndeshje e vështirë, ku patëm një nismë negative, por më pas shënuam dhe ndryshuam. Po shkojmë mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu”, deklaroi futbollisti portugez pas ndeshjes.
Hat-tricku i shënuar ndaj Levantes e shkëputi Ronaldon edhe më tej ndaj rivalit të tij, Lionel Messi, në listën e golashënuesve më të mirë në kampionatin spanjoll. Tash, ish futbollisti i Manchester Unitedit ka 4 gola më shumë se argjentinasi i Barçës.
“Golat arrijnë si rezultat i punës së ekipit. Personalisht, po kaloj momente të mira dhe dëshiroj të vazhdoj kështu”, përfundoi Ronaldo.