Aleatet e Berluskonit ndihmojne perhapjen e mafies ne veri te Italise
Aktivisti i njohur italian i antimafies ka deklaruar se nje nga aleatet kyc te Silvio Berluskonit ne menyre te vazhdueshme ka pasur lidhje me mafien.
Saviano i cili ka me vete nje roje 24-oreshe qe kur ka shkruar librin e tij ne lidhje me funksionimin e mafies ka deklaruar se Ndrangeta kishte kohe qe i vardisej Leges se Veriut nje partie qe eshte aleate kryesore ne koalicionin e qeverise se djathte te Berluskonit. Saviano deklaroi se Ndrangeta e ka shtrire pushtetin e saj pertej bazes qe ka pasur gjithmone ne Kalabri dhe ka infiltruar ne rajonet e pasura te veriut te vendit perfshi rajonin e Lombardise dhe vete Milanon qe eshte edhe kryeqyteti italian i biznesit dhe i modes. Si ne veri ashtu edhe ne jug Ndrangeta kerkon pushtet politik dhe kete po e ben duke iu vardisur Leges se Veriut ka deklaruar Saviano ne nje program te transmetuar ne televizionin kombetar italian.
Ai citoi lidhjet hetimore mes Ndrangetes dhe partise antiemigracion te krahut te djathte si dhe permendi shembullin e nje keshilltari te Leges i cili ishte filmuar gjate nje takimi me nje biznesmen i cili dyshohet per lidhje me mafien kalabreze.
Pretendimet dhe deklaratat e tij mbeshteten edhe nga publikimi te merkuren i nje raporti nga nje komitet parlamentar antimafie i cili doli ne perfundimin se prania e Ndrangetes ne veri te Italise ishte e vazhdueshme dhe ne rritje dhe se organizata kriminale ndervepron me interesat e biznesit Lombard. Ndrangeta dyshohet per pastrim parash te fituara nga aktivitete te tilla te paligjshme si trafikimi prostitucioni dhe hedhja e mbetjeve toksike. Per te pastruar parate ajo ben investime te ligjshme te tilla si ndertimet dhe kontratat e puneve publike ne veriun e pasur qe eshte edhe vendi ku vepron dhe ka me shume pushtet Lega e Veriut.
Deklaratat e Savianos te bera publikisht kane inatosur Roberto Maronin ministrin e Brendshem te vendit qe eshte edhe nje nga peshat e renda te Leges i cili tha se ato ishin dezinformuese dhe ai kerkoi te drejten e replikes ne te njejtin program televiziv. Beteja e fjaleve eshte intensifikuar edhe me kur Saviano krahasoi sfiden e ministrit me kercenimet qe dikur i benin mafiozet.