Kacin Kosova jo pjese e territorit serb

Eurodeputeti slloven Jelko Kacin ka deklaruar se Serbia duhet ta kete te qarte se Kosova nuk eshte me pjese e territorit te saj.
Autoritetet serbe duhet ta kene te qarte se Kosova eshte fqinje e Serbise dhe jo pjese e saj ka pohuar Kacin.
Ai ka theksuar se nese Serbia nuk do ta percaktoje territorin e vet pa Kosoven atehere do ta kete te veshtire marrjen e statusit te vendit kandidat.
Ai ka shtuar se dialogu me Prishtinen dhe bashkepunimi i plote me gjykaten e Hages jane kushte per afrimin e Serbise me BE-ne.
Qendrimi ndaj Prishtines eshte pengesa kryesore drejt stabilitetit rajonal. Kjo duhet te ndryshoje ka nenvizuar Kacin.