E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ina Rama: Prokuroria mbetet e vendosur për një hetim profesional

Ngjarja e 21 janarit 2011 ishte një ngjarje e rëndë dhe shumë sensitive në opinionin publik e më gjerë, ndaj Prokuroria mbetet e vendosur që në mbështetje të kompetencave që i jep Kushtetuta dhe ligji të zbatojë detyrën e saj për një hetim profesional dhe të gjithanshëm.
 

Këtë pohim e ka bërë sot Prokurorja e Përgjithshme  Ina Rama pasi zhvilloi një takim me Komisionerin për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Thomas Hammarberg.

Prokurorja e Përgjithshme bëri një pasqyrë të punës së Prokurorisë në hetimin e kësaj ngjarjeje, ndersa theksoi angazhimin dhe seriozitetin e plotë të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore që në hapat e parë të hetimit si dhe dha shpjegime për disa nga pistat e hetimit.
 

Komisioneri i KE-se Hammarberg, shprehu vlerësimin për rolin kyç të Prokurorisë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe ofroi mbështetjen e tij për institucionin e akuzës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›