E Diel, 1 Nëntor 2026

Irak, vriten 4 policë nga një sulm kamikaz

Bagdad - Të paktën katër policë janë vrarë nga sulmi i një kamikazi në verilindje të Irakut. Burimet policore bëjnë të ditur se kamikazi ishte i veshur me uniformë policie, dhe pasi u fut në një pikë kontrolli hodhi veten në erë.

Ndërkohë, një nënkolonel i ushtrisë irakiane të Bakubas, 65 kilometra në verilindje të Bagdadit, tha se një numër ende i papërcaktuar ushtarësh amerikanë kanë mbetur gjithashtu të vrarë në sulmin vetëvrasës pranë bashkisë së qytetit Bakuba.

Ushtria amerikane nuk e ka konfirmuar ende këtë njoftim. Sipas oficerit irakian, në sulmin kundër pikës së kontrollit të policisë janë plagosur gjithashtu edhe shtatë civilë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›