E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban ki-Moon shpreh keqardhjen për bojkotimin e konferencës

Gjenevë - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon, shpreh keqardhjen për bojkotimin e Konferencë së Kombeve të Bashkuara për racizmin nga ana e ShBA-ve dhe të disa shteteve të tjera. Sekretari i përgjithshëm doli sot në mbrojtje të konferencës, duke mbrojtur tekstin e shumëpërfolur të deklaratës përfundimtare të konferencës.

Australia, Kanadaja, Gjermania, Polonia, Italia dhe Holanda janë ndër vendet kryesore që kanë bojkotuar punimet e kësaj konference, pasi besojnë se takimi do të jetë një platformë e asaj që presidenti amerikan Barak Obama e cilësoi si antagonizëm "hipokrit dhe jo produktiv" kundrejt Izraelit.

"Shpreh keqardhje të thellë që disa vende kanë zgjedhur të mos marrin pjesë. Shpresoj që nuk do ta bëjnë një gjë të tillë për shumë kohë", deklaroi Ban ki-Moon në hapje të punimeve të konferencës. Ndërkohë, presidenti iranian Mahmoud Ahmanidexhad pritet të mbajë sot një fjalim në këtë konferencë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›