E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani dërgon trupa ushtarake në drejtim të Indisë

Islam Abad, 27 Dhjetor, 12:35, NOA - Zyrtarë pakistanezë thanë se ushtria e Pakistanit ka nisur trupa në drejtim të Indisë pas tensioneve me Nju Delhin lidhur me sulmet terroriste të muajit të kaluar në Bombei.

Dëshmitarët thonë se qindra trupa po lëvizin për në lindje nga kufiri në veriperëndim me Afganistanin, ku më parë ushtarët luftonin kundër Al-Qaedas dhe militantëve të Talibanit.

Një zyrtar i lartë i sigurisë, që kërkoi të mos identifikohej, tha se “një numër i kufizuar trupash”, që nuk merrnin pjesë në operacione, janë tërhequr nga zonat e thella malore në kufirin perëndimor.

Më parë, zyrtarë të mbrojtjes thanë se ushtria ka anuluar pushimet e ushtarëve dhe u ka dhënë urdhër ushtrisë dhe forcave ajrore që të jenë në gatishmëri të lartë.

Ndërkaq, Ministri indian i Punëve të Jashtme, Pranab Mukherjee, u tha gazetarëve në në Nju Deli se Pakistani po përpiqet të “largojë vëmendjen” nga grupet ekstremiste si Lashkar-e-Taiba, të cilin India e akuzon për sulmet në Bombei.

Ministria e Jashtme e Indisë i këshilloi sot qytetarët indianë që të mos udhëtojnë dhe të mos qëndrojnë në Pakistan, ndërkohë që shtohen tensionet mes dy vendeve.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›