E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA apel per qetesi

Qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes u ka bere thirrje per permbajtje Indise dhe Pakistanit perballe tensioneve ne rritje mes ketyre dy shteteve fqinje,. Nje zedhenes i Shtepise se Bardhe theksoi se SHBA-te jane ne kontakt te ngushte me te dy vendet. Ne te njejten kohe ai u beri thirrje qeverive te bashkepunojne per zbardhjen e atentateve te Bombeit, te cilat jane shkaktare per ashpersimin e metejshem te marredhenieve mes tyre qe gjithnje mbeten tejet delikate. Nje kanal Kanal televiziv pakistanez njoftoi se qeveria pakistaneze ka vendosur ndalimin e pushimeve per forcat e armatosura. Ndersa e perditshmja pakistaneze "Daily Times", njoftoi se Pakistani ka dislokuar trupa ne kufirin me Indine. Lidhur me keto njoftime ambasadori pakistanez ne Britanine e Madhe, Vajid Shamsul Hasan, u shpreh se kjo mase eshte marre si kunderreagim duke qene se sipas tij indianet e kane bere te paret dislokimin ushtarak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›