Krasniqi dënon arrestimin e dhjetë shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Prishtine - Duke iu përgjigjur interesimeve të gazetarëve për arrestimet e dhjetë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se forcat serbe të xhandarmërisë arrestuan në Luginën e Preshevës, në mënyrë brutale dhe spektakulare dhjetë qytetarë shqiptarë, ish luftëtarë të lirisë. Vetë ministri i brendshëm i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, doli para publikut të mburrej me arrestimet e përcjella me keqtrajtime dhe plaçkitje të qytetarëve të Kosovës Lindore, shtetas të Serbisë.
Sipas kreut të kuvendit, nuk është aspak befasuese të veprojë e të flasë kështu një ish bashkëpunëtor e vazhdues i politikës kriminale të Milosheviçit, si Daçiç, por për fat të keq edhe udhëheqja aktuale serbe, me politikën antishqiptare po dëshmon se nuk ka arritur të shkëputet nga politikat e terrorit dhe e gjenocidit serb.
“Beogradi zyrtar, në vend që të sqarojë gjendjen e rreth dymijë shqiptarëve të rrëmbyer gjatë luftës në Kosovë dhe të dorëzojë mbetjet mortore, në vend që të pranojë krimet e forcave serbe dhe të ndjekë kriminelët e luftës, të cilët madje si në paradë marshojnë herë pas herë drejt Kosovës, në vend që të kërkojë falje dhe të shtrijë dorën e miqësisë me shqiptarët dhe Republikën e Kosovës, ai në stilin e hajnit që thërret “kapeni hajnin” arreston shqiptarët, që të krijojë përshtypjen sikur ata ishin kriminelët dhe jo soldateska serbe”, tha ai.
Për Krasniqin, këto arrestime dhe prezenca e sforcuar militare serbe në Kosovën Lindore, janë në funksion të frikësimit të popullsisë shqiptare atje, por si në të kaluarën as sot nuk do ta arrijnë qëllimin. “Qeveria serbe, në vazhdim të instrumentalizimit dhe keqpërdorimit të bashkëkombësve të vet në Kosovë, me veprime të tilla synon të armiqësojë shqiptarët me serbët, ta provokojë Kosovën dhe ta tërheqë në skenarët e saj, por gabohet sepse ne tashmë kemi sanksionuar qartë dhe përfundimisht standarde të demokracisë së avancuar për trajtimin e komuniteteve pakicë, të cilat standarde kërkojmë të zbatohen edhe në Serbi”, vijoi Ktasniqi.
Kryetari i Kuvendit i bëri thirrje autoriteteve të Beogradit që të jenë të përgjegjshëm në këto momente të rëndësishme historike nëpër të cilat po kalon rajoni dhe dy vendet tona, t’i kthehen një politike të fqinjësisë së mirë me Kosovën dhe të sigurojnë të gjitha të drejtat qytetare, njerëzore e kombëtare për popullsinë shqiptare në Serbi. “Në këtë kuptim presim lirimin e qytetarëve të arrestuar dhe qetësimin e popullatës së shqetësuar. Interesi i dy popujve tanë, nuk janë tensionet e reja, por paqja, mirëkuptimi, fqinjësia e mirë dhe integrimi evropian. Ne presim që kjo politikë agresive, destabilizuese e represive serbe që gjeneron dhunë, pasiguri e konflikte të reja në rajonin tonë me paqe të brishtë të dënohet nga Komuniteti Ndërkombëtar, OKB-ja, BE-ja dhe SHBA-të”, përfundoi zoti Krasniqi.