E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krasniqi: duhet marrëveshje e re për Presidentin e Republikës

22-08-2012 / Gazeta 55

“Vendimi për nxjerrjen në votim në Kuvend të amendamenteve kushtetuese që i referohen ndryshimit të kompetencave të presidentit dhe mënyrës së re të zgjedhjes së tij, ka mbetur peng i një marrëveshjeje të re ndërmjet subjekteve politike”. Kështu është shprehur kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Qëndrimi i tij është në përputhje me një nga dy skenarët e PDK-së për zgjidhjen e situatës.
Burime pranë partive politike theksojnë se njëri nga skenarët parashikon që subjektet nënshkruese të marrëveshjes të gjejnë një zgjidhje të re. Skenari i dytë parashikonte që amendamentet të nxirreshin për votim pa rënë dakord paraprakisht të LDK dhe LVV.
Krasniqi, që është edhe sekretar i përgjithshëm i PDK-së është pozicionuar për këtë rrugë që duhet ndjekur, pavarësisht se LDK-ja ka mohuar çfarëdo takimi të mundshëm për këtë çështje.
“Për amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit, natyrisht që duhet të ekzistojë një marrëveshje politike në mes aktorëve që e kanë bërë marrëveshjen”, ka thënë shkurt Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e para në sesionin vjeshtor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›