E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadorja gjermane, Holtkemper: Progresi për integrimin – të punohet për heqjen e imunitetit dhe reformimin e institucioneve

22-08-2012 / Gazeta 55

Ambasadorja gjermane në Shqipëri Carola Muller-Holtkemper ka deklaruar se Shqipëria ka shënuar progres ndërsa si arritje ajo ka konsideruar miratimin në Parlament të kodit të ri elektoral, por ka shtuar se duhet punuar për heqjen e imunitetit dhe reformimim e institucioneve. Nga qyteti i Gjirokastrës ku monitoroi disa prej investimeve gjermane, ambasadorja Holtkemper ndërsa ka komentuar hapat që po bën Shqipëria në pritje të marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian ajo ka shtuar se “vendi duhet të përmirësojë sistemin e drejtesisë dhe të bëjë të mundur zbatimin e ligjit”. “Ka pasur pak proges si kodi i ri elektroral që ka kaluar në Parlament. Qeveria dhe opozita po diskutojnë për të reduktuar apo heqjen e imuniteteve apo reformimin e institucioneve legale dhe sistemin e drejtësisë kështu që po flitet për më shumë reforma dhe ne shpresojmë që kjo të materializohet. Ne mendojmë që për ne por më shumë për shqiptarët është e rëndësishme të përsosin sistemin e drejtësisë, kjo do të përmirësonte situatën dhe relatat mes vetë shqiptarëve mes insitucioneve dhe biznesit, mes insitucioneve dhe biznesit të huaj por përshtypja ime është se shqiptarët mendojnë shumë rreth të huajve. Kështu që na harroni ne dhe bëni reformat për veten tuaj. Krijoni një shoqëri më përfshirëse, një mjedis më komod për insitiucionet shqiptare dhe biznesin dhe ju do ta merrni statusin e vendit kandidat automatikisht”- u shpreh ambasadorja gjermane. Gjithashtu Holtkemper është njohur edhe me investimet e biznesve gjemane në Gjirokastër. Sipas saj, kompanitë gjermane nuk janë të interesuar të investojnë vetëm në jug të vendit, por në të gjithë Shqipërinë. Holkemper tha se kriza ekonomike që ka përfshirë Greqinë ka ndikimet e saj, por po tregohet një vëmendje edhe ndaj partnerëve evropianë për këtë çështje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›