E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga 1 shtatori, kontroll për zbatimin e ligjit antiduhan

22-08-2012 / Gazeta 55

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur tolerancë zero ndaj moszbatuesve të ligjit

Pirja e duhanit shkakton kancerin dhe miliona vdekje në vit në mbarë botën. Për ndërgjegjësimin e mbarë shqiptarëve ndaj këtij rreziku, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të ketë tolerancë zero në zbatimin e ligjit anti duhan në të gjithë vendin.
Ky paralajmërim I drejtohet të gjithë konsumatorëve dhe bizneseve ndaj të cilëve do të merren masa të ashpra nëse nuk zbatojnë ligjin.
Por sa besim ka ngjallur kjo thirrje te vetë qytetarët ?

Ligji që u miratua një vit më parë, nuk pati forcën që të gjejë zbatim sepse shumica e bizneseve të bareve, lokaleve, dhe restoranteve u zbrasën duke rrezikuar mbylljen. Ky problem vazhdon të jetë present për menaxherët e lokaleve.
Tashmë ka rreth 5 vjet që është miratuar ligji me nr. 9636, “Për ruajtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i cili hyri në fuqi më 26 maj të vitit 2007. Ligji, i cili u fshih nga memoria e të gjithëve, brenda një kohe të shkurtër. Tashmë Task-Forca e ngritur do të jetë kombëtare dhe do të zbatohen gjobat prej 50 mijë lekësh për të gjithë subjektet që shkelin ligjin.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se publiku do të ketë akses të shikojë të gjithë gjobat në faqen online të ISHKP.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›