Qeveria merr vendimin për shpronësimin e trojeve ku kalon Unaza e Madhe
Sheshi “Skënderbej”, Berisha akuza Ramës: Kërkoji ndjesë qytetarëve për bllokimin 2 vjeçar
Kryeministri i është referuar sërish sot sheshit “Skënderbej” duke theksuar se ish-kryetari i bashkisë Edi Rama Rama duhet t’ju kërkojë ndjesë qytetarëve shqiptarë që e bllokoi për dy vjet.
“Bllokove sheshin për dy vjet, ndërsa qytetarët hoqën të zitë e ullirit në trafik. Sheshi sot ka marrë dimensione njerëzore, ai masiv betoni ishte lemeri. Nuk e di çfarë projekti tjetër do ketë për sheshin, por rëndësi ka që sot ka marrë përmasa njerëzore”- tha Berisha.
Këshilli i Ministrave po ashtu mori vendim për shpronësimin e trojeve ku kalon Unaza e Madhe e Tiranës. Qeveria do e financojë ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës, që problemi i trafikut të zgjidhet. “Qeveria do e financojë ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës, që problemi i trafikut ndonëse ka lehtësi të madhe”.